Shkurt.ch
Papunësia gjatë janarit është ngritur në 3.7%
Në krahasim me muajin paraprak, dhjetorin e vitit 2016, në fund të janarit të sivjetmë ka pasur një ngritje nga 3.5% sa ishte në 3.7% të papunë gjithsej
Shkalla e papunësisë në Zvicër ka shënuar një ngritje gjatë muajit janar të këtij viti. Ajo është ngjitur në 3.7 për qind, ose thënë ndryshe, në fund të janarit në Zvicër kanë qenë të paraqitur në entet për ndërmjetësim të punës 164.466 persona.
Në krahasim me janarin e një viti më parë rritja është për 822 persona ose plus 0.5%, njofton Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO).
Ndërsa në krahasim me muajin paraprak, dhjetorin e vitit 2016, në fund të janarit të sivjetmë ka pasur një ngritje nga 3.5% sa ishte në 3.7% të papunë gjithsej, transmeton albinfo.ch.
Kjo përqindje është më e larta që është regjistruar që nga viti 2010. Sipas njohësve të problematikës, moti i ftohtë që la mbretëruar gjatë janarit të këtij viti ka ndikuar në masë të madhe për rritjen e përqindjes në fjalë.
Nga ana tjetër, papunësia e të rinjve, e cila zakonisht është më e lartë se ajo e përgjithshmja, gjatë janarit ka shënuar një rritje prej 566 vetash duke mbërritur në 19782 të rinj të regjistruar në entet e punës. Por në krahasim me janarin e vitit të kaluar, këtu kemi të bëjmë me një ulje prej 1398 personash.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












