Futboll

Paqarada konfirmon largimin nga skuadra gjermane

Futbollisti i Kosovës, Leart Paqarada, i ka thënë lamtumirë Sandhausenit që garon në Bundesliga 2.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paqarada ka konfirmuar largimin nga kjo skuadër.

 

“6 vjet dhe 160 ndeshje. Ka qenë kohë shumë e bukur! Faleminderit & lamtumirë – Ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Paqarada në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

6 Jahre und 160 Spiele. Es war eine schöne Zeit! Danke & goodbye SV Sandhausen 1916 e.V. – alles gute für die Zukunft….

Publiée par Leart Paqarada sur Lundi 29 juin 2020