E-Diaspora

Parada Shqiptare 2019 në New York, i dedikohet Çamërisë

Në takimin e parë të Paradës Shqiptare për vitin 2019 organizatat shqiptare në Nju-Jork u mblodhën në shtëpinë e “Vatrës” në Bronx të Nju-Jorkut. 

Organizatat shqiptare mbështetën idenë që Parada Shqiptare 2019 t’i dedikohet Çamërisë dhe të përkujtohet 75-vjetori i gjenocidid shqiptar (çam) nga shovenistët grekë! 

Në mbledhje mori pjesë edhe deputeti i Bashkisë së Nju-Jorkut, z. Mark Gjonaj. 

“Greqia akoma nuk ka kërkuar falje dhe nuk e pranon gjenocidin”!

Përveç Paradës Shqiptare, do të ketë edhe aktivitete të tjera për të informuar komunitetin amerikan për gjenocidin që shteti grek i bëri popullësisë të pafajshme shqiptare.

Parada Shqiptare organizohet më 8 qershor 2019, në Manhattan, Nju-Jork.