Shkurt.ch

Paradoksale: Zviceranët e duan mishin, por nuk duan të theren kafshët!

Sipas një studimi reprezentativ, 17 për qind e zviceranëve duan t`i mbyllin vendet ku vriten kafshët. Megjithatë, më shumë se 90 për qind e popullsisë hanë mish.

Zviceranët janë konsumues të mishit: një person konsumon mesatarisht 50 kg mish në vit. Pavarësisht nga kjo, shumë njerëz duket se po e eklipsojnë faktin se rreth 60 milionë kafshë theren çdo vit për t`u gjetur në pjatat tona fileta të shijshme, steaks dhe pjesë të tjera të zgarës, shkruan “20 Minutes”, përcjell albinfo.ch.

Një studim reprezentativ i realizuar nga gfs zbulon se 17 për qind e popullsisë zvicerane duan të mbyllen të gjitha thertoret në Zvicër. Ky mendim ndahet kryesisht nga mosha 18-39 vjeç (24 për qind) dhe gratë (21 për qind). Këto norma duken të larta, veçanërisht pasi, sipas një studimi nga Konfederata, vetëm 5 për qind e zviceranëve e refuzojnë tërësisht mishin nga pjatat e tyre.

Mendimi i kafshëve të vrara është një dhimbje për konsumatorët. Por, ky mendim duket se largohet shpejt nga mendja kur bëjnë pazaret e tyre, përcjell albinfo.ch. Johanna Gollnhofer, studiuese në Universitetin e St. Gallenit, e shpjegon këtë kontradiktë. Sipas saj, skandalet e ndryshme që lidhen me mbarështimin dhe me thertoret e kafshëve, të cilat kanë dalë në dritë në vitet e fundit, i kanë bërë njerëzit më të vetëdijshëm. Në vend që të ndryshojnë mënyrën se si ata hanë, ata preferojnë të kërkojnë mbylljen e thertoreve, sepse është thjesht më lehtë.

“Pak njerëz mendojnë për vrasjen e një kafshe kur ata kanë afër vetes një biftek me lëng”, thotë studiuesja. Dhe shton: “Shpesh, konsumatorët nuk ndihen përgjegjës. Ata besojnë se është në dorën e botës politike dhe prodhuesve të veprojnë”, përcjell albinfo.ch. Sipas Johanna Gollnhofer, injoranca e njerëzve gjithashtu shpjegon sjelljen kontradiktore të konsumatorëve. “Gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë në qytet. Ata duhet të mësojnë se prej nga vjen mishi. Pak shkolla planifikojnë të vizitojnë një thertore”.

I kontaktuar nga “20 Minutes”, Tobias Sennhauser, president i Shoqatës “Tier im Fokus”, tha se ishte i habitur nga numri i madh i njerëzve që dëshironin të mbyllnin thertoret. Studimi i gfs është mandatuar nga shoqata e tij. Sipas tij, nëse njerëzit kanë tendencë të errësojnë realitetin e thertoreve, kjo është kryesisht për shkak të reklamave që tregojnë kafshë të lumtura: “Njerëzit do të humbin oreksin e tyre nëse do të shfaqeshin figura të kafshëve të therura”.

Heinrich Bucher, drejtor i “Proviande”, kundërshton: “Konsumatorët e dinë se reklamat nuk korrespondojnë 100 për qind me realitetin. Një prodhues i makinave nuk do të reklamojë duke theksuar emisionet e shkarkimit të gazrave”, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu kujton se në Zvicër standardet janë të larta në thertore: “Kafshët duhet të habiten siç duhet. Njerëzit që punojnë në thertore duhet të jenë të trajnuar në mënyrë adekuate dhe duhet të marrin pjesë rregullisht në trajnimin e vazhdueshëm. Sektori gjithashtu monitorohet rregullisht”.