Lajme
Paralajmërohet infektimi i gjysmës së Evropës me ‘Omicron’
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gjysma e Evropës do të infektohet me variantin Omicron brenda gjashtë deri në tetë javët e ardhshme
Doktori Hans Kluge tha “se një valë baticore nga perëndimi në lindje” e Omicron po përfshinte gjithë rajonin, në krye të një rritjeje të rasteve me variantin Delta.
Numri i infektimeve është dyfishuar në një periudhë dy javore. Ai tha se shtetet Evropiane dhe të Azisë Qendrore janë nën “presion intensiv” pasi virusi po përhapet në vendet perëndimore të Ballkanit.
Studimet e fundit sugjerojnë që Omicron ka më pak gjasa që të sëmurë rëndë njerëzit se variantet e mëparshme të Covid. Por Omicron është akoma shumë infektues dhe mund të infektojë njerëzit e vaksinuar raporton “BBC”.
Të hënën Mbretëria e Bashkuar raportoji 142,224 raste të konfirmuara të virusit dhe 77 vdekje. Një numër spitalesh kanë deklaruar “incidente kritike” për shkak të mungesës të stafit dhe rritjes së presionit nga Covid.
Ministri i Shëndetësisë së Francës Olivier Veran paralajmëroi javën e kaluar që muaji janar do të jetë i vështirë për spitalet. Kompania Pfizer tha se do të jetë në gjendje të lançojë një version të vaksinës së saj që ofron mbrojtje speciale kundër Omicron, që do të dalë në muajin mars
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












