Lajme
Bill Gates: Mund të ketë vdekje të tjera nga Covid-19 nëse nuk reagojmë së bashku
Bill Gates ka paralajmëruar amerikanët se do të ketë shifra tmerruese të vdekjeve të tjera nga COVID-19, nëse vendi i tij nuk fton qytetarët të “bashkohen për të vepruar”.
Gates po vazhdon të kritikojë ashpër reagimin e zyrtarëve amerikanë ndaj pandemisë së COVID-19, që ka shumë më shumë viktima krahasuar me vendet e tjera të botës.
Ai qysh në prill kishte paralajmëruar – kur asokohe ishin 336 mijë të infektuar në SHBA dhe 9.600 tjerë që kishin humbur jetën, që Shtetet e Bashkuara mund të ngecin “në skenarin rrëqethës” nëse nuk reagojnë me kohë, por ka siguruar të gjithë se nëse respektohet distanca, numri i infeksioneve të reja mund të bie.
Gjashtë muaj më vonë – pasi numri i të infektuarve ka shkuar në 7.6 milionë dhe mbi 213 mijë të vdekur – Gates është shfaqur në NBC për të folur për situatën e rënduar në vend nga COVID-19.
“Do të ketë vdekje tjera nëse nuk reagojmë së bashku”, ka deklaruar Gates para gazetarit Chuck Todd, në intervistën e së shtunës.
64-vjeçari ka folur sërish për mënyrën e testimit, duke kritikuar sistemin shëndetësor, ku qytetarëve u duhet me ditë të tëra të presin për rezultatet e COVID-19.
“Po aplikojmë sistemin më të dobët të testimit. Por nuk është e vështirë të përmirësohet një gjë e tillë”, ka shtuar miliarderi amerikan.
Themeluesi i kompanisë Microsoft i ka bërë thirrje administratës së Donald Trumpit të përmirësojë kursin duke ndërmarrë hapa konkretë.
“Duhet ta pranoni se nuk keni bërë punë të mirë dhe të thoni se duhet të ndërmerrni veprime për ta ndryshuar këtë”, ka shtuar Gates gjatë intervistës.
Gates gjithashtu ka theksuar se Agjencia e Ushqimit dhe Barnave është në presion të vazhdueshëm që të prodhojë disa lloje të vaksinave.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












