Lajme
Paralajmëron NASA: Një asteroid i rrezikshëm po vjen drejt Tokës
Sipas shërbimit të gjurmimit të NASA-s, “Nereus” është pak më i madh se Kulla Eiffel.
Një asteroid me madhësinë e Kullës Eiffel po vjen drejt Tokës dhe sipas shkencëtarëve do të kalojë nëpër planetin tonë në fillim të dhjetorit. Emri i tij është “Nereas” dhe gjatësia e tij arrin 330 metra.
Sipas zyrtarëve të hapësirës, asteroidi do të kalojë nëpër planetin tonë më 11 dhjetor në një distancë prej rreth 3.9 milionë kilometrash, transmeton abc news, përcjell Albinfo.ch.
Ekspertët e kanë klasifikuar atë si një “asteroid potencialisht të rrezikshëm” për shkak të madhësisë dhe afërsisë me Tokën. Për momentin asnjë mision nuk është gati për të eksploruar Nereusin, megjithatë asteroidi kishte rënë në sy të ekspertëve në të kaluarën.
Asteroidi “Nereus” do të drejtohet drejt Tokës edhe 12 herë të tjera në dekadat e ardhshme, lëvizja e radhës parashikohet më 14 shkurt 2060.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












