Kuriozitete
Parfumi më i shtrenjtë në botë: Kushton ‘vetëm’ 1.3 milionë dollarë
Ka dhe 3571 diamantë, që në total mbërrijnë në 38,55 karat, perla gjigante, 2,5 kilogramë floriri të pastër 18 karatësh dhe 5,9 kilogramë argjend
Një parfumeri në Emiratet e Bashkuara Arabe pretendon se ka krijuar parfumin më të shtrenjtë në botë.
Ai quhet “Shamukh”, që në arabisht do të thotë “Ti meriton më të mirën”, e çmimi llogaritet në 1.295.000 dollarë për tre litra.
Prodhuesit thonë se parfumi është rezultat i tre viteve kërkimesh dhe 494 eksperimentesh për arritjen e aromës më të mirë.
Ai vjen me një shishe kristali italian “Murano”, e zbukuruar me një fajkua floriri, kuaj arabë, trëndafila dhe një glob, e ka dhe 3571 diamantë, që në total mbërrijnë në 38,55 karat, perla gjigante, 2,5 kilogramë floriri të pastër 18 karatësh dhe 5,9 kilogramë argjend, transmeton “ATSH”.
Shishja e stërmadhe qëndron në një mbështjellëse lëkure gati dy metra të lartë. Krijuesit e parfumit thonë se ai ka përbërës që vijnë nga pjesë të ndryshme të botës, duke përfshirë drurin e sandalit, një lloj trëndafili turk, e një erëzë të veçantë indiane, ndërsa kafshët e paraqitura aty tregojnë historinë e Dubait, përcjell albinfo.ch.
Shishja vet për çdo rast i ka arritur deri tani dy çmime ”Guinness”, atë të shishes së parfumit me numrin më të madh të diamantëve në botë, si dhe të shishes më të lartë të komercializuar me aromë, lëvizja e së cilës kontrollohet në distancë.
https://edition.cnn.com/travel/article/1-3-million-perfume-dubai/index.html
https://www.youtube.com/watch?v=omv0cBdncjc
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih












