Lajme
Paris-Berlin për 1 orë: e ardhmja e trenave me shpejtësi të lartë
Përfytyroni këtë: është viti 2045. Po qëndroni mbi një platformë në Berlin, duke pritur të hipni në një nga kapsulat e trenit elegant Hyperloop, i cili do t’ju dërgojë për 1 orë të vetme në mbledhjen tuaj të radhës në Paris.
Në mbrëmje do të hipni në një tjetër tren me drejtim jug, pasi do të kaloni fundjavën në Barcelonë – një udhëtim që do t’ju zgjasë jo më shumë se 90 minuta.
Shpejtësia dhe lehtësia nuk janë më iluzion, pasi gjatë çerek shekullit të fundit, udhëtimi rreth e rrotull Europës ka zbritur nga qiejt dhe po zhvillohet në tokë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Fluturimet me avion do të jenë vetëm një relikt i së shkuarës së varur nga karburantet e dëmshme.
Të gjitha këto mund të duken pjesë e një novele fantastiko-shkencore, ama mundësitë se kjo do të jetë e ardhmja e transportit po bëhen gjithnjë e më të mëdha.
Kriza klimaterike i ka fokusuar mendjet e politikëbërësve europianë në arritjen e qëllimeve të tilla, deri në vitin 2050.
Sidoqoftë, pas një eksperience të gjerë të kontinentit tonë në këtë sektor, ditët e sotme vetëm 7% e pasagjerëve dhe 11% e mallrave udhëtojnë me tren.
Kjo sepse udhëtimi me tren nga një shtet europian në tjetrin mund të jetë i shtrenjtë, jo i besueshëm dhe një alternativë e pavolitshme ndaj fluturimeve me avion.
Një shembull është vetë fakti se nuk ka një tren direkt nga Berlini në kryeqytete si Parisi, Brukseli apo Kopenhagën.
Lajmi i mirë ama është se prej kohësh prioritetet po ndryshojnë dhe ka një mundësi reale për të ndërtuar një Zonë Hekurudhore të Vetme Europiane (SERA).
Hyperloop
Koncepti i trenave të shpejtë Hyperloop i ka rrënjët që prej fillimit të shekullit të 19-të, kur inxhinieri mekanik George Medhurst propozoi metodën e parë për t’i transportuar njerëzit dhe mallrat me ‘tuba pneumatik’.
Ama ishte miliarderi Elon Musk, që i dha jetë kësaj ideje kur prezantoi konceptin e Hyperloop, si një sistem transporti masiv në vitin 2013.
Qëllimi është të arrihen shpejtësi deri në 1,000 km/orë, dhe asnjë emetim i dëmshëm.
Si funksionon?
Hyperloop është mënyra më e re e transportit që praktikisht e redukton fërkimin, i cili është burimi kryesor i mungesës së efikasitetit, thotë Juan Vicén, bashkë themelues i Zeleros Hyperloop.
“Dy fërkimet kryesore janë ai aerodinamik: kur mjeti lëviz, përballet me një sasi rezistence nga ajri. Dhe tjetri është ai që vjen nga toka, që ndodh kur rrotat prekin tokën.
Në mënyrë që ta evitojmë këtë, ne e vendosim mjetin në një tub, duke eliminuar kështu pjesën më të madhe të fërkimit që vjen nga ajri dhe në të njëjtën kohë e bëjmë trenin të qëndrojë pezull duke mos e prekur kurrë tokën. Duke reduktuar burimin kryesor të fërkimit, ne punojmë me një energji 5 deri 10 herë më të madhe se avioni”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












