Lajme
Parlamentarët evropian duan sqarim të rolit të BE-së në Kosovë
Në një debat me Drejtorin menagjues për Ballkanin Miroslav Lajcak në komitetin për politikë të jashtme të parlamentit Evropian është folur për “ruigrupimin” e pranisë së BE-së në Kosovë. Deputetja Doris Pack ka vërejtur se “BE-ja e ka humbur tashmë rolin në Kosovë sepse gjithçka vendos ambasadori Dell me 3 persona”.
Disa deputet të Parlamentit Evropian po ashtu kanë kërkuar nga Lajcak që BE-ja t’ia bëj me dije Beogradit që të mos pengojnë integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet Kosovare dhe pjesëmarrjen e tyre në regjistrimin e popullsisë. Ndërkohë nuk është lënë pa u diskutuar edhe zgjedhja e presidentes.
A e dini ju kush është Presidente e Kosovës dhe a mund të na thoni diçka për të? Kështu iu është drejtuar Jelko Kacin Deputeti i Parlamentin Evropian nga Sllovenia Drejtorit menaxhues për Ballkainin Miroslav Lajcak. Ky i fundit i është përgjigjur se nuk di më shumë sesa që kanë dëgjuar edhe vet deputetët por se siç është shprehur: “me rëndësi është se zgjedhja e sajë shënon evitimin e një krize Kushtetuese në Kosovë”.
Shumë deputet të Parlamentit Evropian në faktë pyetjet rreth Presidentës së Kosovës i bëjnë për të shprehur në mënyrë ironike mënyrën se si është zgjedhur ajo në këtë postë dhe se si rolin kryesorë në këtë proces e ka luajtur Ambasadori Amerikan Christopher Dell.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s













