Lajme
Parlamenti Evropian shqyrton taksa më të larta për të pasurit
Një grup deputetësh të Parlamentit Europian kërkojnë vendosje të taksës progresive për njerëzit e pasur. Ata argumentojnë se të ardhurat e kësaj takse do të përdoren për barazi sociale.
Rreth 130 deputetë të Bashkimi Europian propozojnë vendosjen e një takse të re për të pasurit. Ata sugjerojnë që veç kompanive ndërkombëtarë edhe njerëzit e pasur që zotërojnë asete në vlera të mëdha duhet të paguajnë më shumë taksa se pjesa tjetër e qytetarëve.
Siç shkruhet në propozim, qëllimi është “të reduktojë pabarazitë dhe të ndihmojë në financimin e investimeve të nevojshme për tranzicionin ekologjik dhe social”, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Nisma është propozuar nga dy eurodeputetja franceze, Aurore Laluc dhe ekonomisti Gabriel Zucman.
Ligjet aktuale të BE kanë parashikuar vendosjen e taksave për kompanitë shumë kombëshe. Që nga ky viti kompanitë duhet të paguajnë 15 % taksë vjetore. Por propozimi i fundit synon që biznesmenët e pasur të taksohen në mënyrë invididuale. Ky hap synon
Shmangien e pabarazive sociale dhe mbledhjen e të ardhurave për të varfrit.
Sipas propozimit, çdo person që ka më shumë se 50 milionë euro asete duhet të paguajë një shumë pre 1.5 % në vit. Kjo taksë do të rritet në mënyrë progresive për ata që kanë 100 milionë euro apo dhe më shumë.
Sipas hartuesve të dokumentit, njerëzit më të pasur në botë nuk paguajnë taksa si individë, por i kalojnë ato tek kompanitë që drejtojnë. Ligji për kompanitë nuk parashikon pagesën e tatimeve në mënyrë individuale të aksionerëve apo pronarëve.
Hartuesit e propozimit thonë se Elon Musk, njeriu më pasur në botë, nuk paguan asnjë taksë individuale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














