Lajme
Parlamenti Evropian votoi për futjen e Kroacisë në zonën Schengen
Parlamenti Evropian ka dhënë miratimin që Kroacia të përfshihet në zonën Schengen të udhëtimit pa viza në Evropë.
Raporti i përgatitur në parlament lidhur me çështjen u miratua me 534 vota pro dhe 53 kundër. Në këtë mënyrë Parlamenti Evropian ka miratuar heqjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm mes Kroacisë dhe anëtarëve të zonës Schengen.
“Shengeni e ka pritur Kroacinë. Populli kroat e ka pritur dhe tani ka ardhur ai moment”, tha raportuesi për hyrjen e Kroacisë në zonën Schengen, Paulo Rangel, në debatin e Parlamentit Evropian për këtë çështje.
Nënkryetari i Komisionit, Margaritis Schinas, theksoi se Kroacia, Bullgaria dhe Rumania meritojnë dhe përmbushin gjithçka që është e nevojshme për të hyrë në zonën më të madhe pa kontrolle të kufijve të brendshëm në botë.
“Tani është koha që BE-ja të bëjë atë që duhet të bëjë dhe të thotë vetëm një fjalë: mirë se erdhe”, tha Schinas, duke theksuar se zona Schengen është “xhevahiri në kurorën” e integrimit evropian.
Ai theksoi se Kroacia i kaloi të gjitha vlerësimet dhe testet me “notat më të mira”, dhe vlerësoi veçanërisht krijimin e një mekanizmi të pavarur për monitorimin e veprimeve të policisë në kufi.
Këshilli Evropian më 9 dhjetor 2021 njoftoi se Kroacia ka përmbushur kushtet e nevojshme për anëtarësim në Schengen.
Parlamenti në raportin e miratuar i bëri thirrje Këshillit Evropian të vazhdojë procesin dhe të japë vendimin përfundimtar lidhur me heqjen e kontrolleve kufitare.
Vendimi përfundimtar lidhur me çështjen duhet të merret unanimisht nga Këshilli Evropian i cili përbëhet nga vendet e Bashkimit Evropian.
Aktualisht në zonën Schengen ndodhen 26 vende, të cilat në përjashtim të Bullgarisë, Rumanisë, Kroacisë, Administratës së Qipros Greke dhe Irlandës, përfshijnë vendet anëtare të BE-së si dhe Norvegjinë, Islandën, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin që nuk janë anëtare të BE-së. Zona Schengen funksionon vetëm me kufij të jashtëm, pa kufi mes shteteve anëtare./trtbalkan
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri












