Lajme
Parlamenti serb miraton rezolutën për Kosovën
Daçiq ka thënë se Serbia “praktikisht” e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën dhe se autonomia për serbët që jetojnë në Kosovë është më e shumta që Beogradi mund të shpresojë të shpëtojë
Pas një debati që ka zgjatur tërë ditën e djeshme (e shtunë) Kuvendi i Serbisë ka miratuar mbrëmë pas mesnatës rezolutën për Kosovën. Me këtë rast është vendosur që të zbulohet për publikun platforma, mbi bazë të së cilës do të zhvillohen bisedimet me Kosovën, njoftojnë meidet serbe dhe transmeton Radio Evropa e Lirë.
Teksti i platformës, që njëherë është thënë se do mbetet sekret, do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë së Serbisë.
Me rezolutën parashihet që të gjitha bisedimet e ardhshme me Prishtinën duhet të jenë në përputhje me këtë dokument, e në veçanti insistohet në ngritjen e një autonomie për komunat serbe.
Teksti i parë i rezolutës është ndryshuar me tri amendamente të propozuara nga Këshilli për Kosovën, për të cilat është arritur pajtim në takimin e përbashkët në mes të presidentit serb, kryeministrit dhe shefave të grupeve parlamentare.
Platforma politike për bisedimet me përfaqësuesit e Prishtinës, parasheh që çdo zgjidhje e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe Rezolutën 12 44 dhe se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Kosova dhe Serbia aktualisht janë duke zhvilluar bisedime në nivel kryeministrash nën ndërmjetësimin e Brukselit zyrtar.
Çështja e veriut është thënë se do të shtrohet për bisedime në takimet e ardhshme mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit.
Ndërkohë, Serbia po synon që të nxjerrë një lloj autonomie për këtë pjesë të banuar me shumicë serbe dhe që nuk I nënshtrohet kontrollit të Prishtinës zyrtare.
Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se Serbia “praktikisht” e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën dhe se autonomia për serbët që jetojnë në Kosovë është më e shumta që Beogradi mund të shpresojë të shpëtojë.
Daçiq i ka thënë parlamentit të shtunën se Serbia nuk mund të përballojë që të “mbajë kokën e saj në rërë” për Kosovën.
Duke folur derisa ligjvënësit debatonin për një rezolutë që bën thirrje për autonomi për serbët që jetojnë në Kosovë, dhe jo qeverisje të drejtpërdrejtë nga Beogradi, Daçiq tha se “sovraniteti serb” në Kosovë është “praktikisht jo-ekzistent”.
Qeveria e Daçiqit e ka përjashtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të 2008-së. Por, Daçiq ka sinjalizuar një qasje më pragmatike për Kosovën, derisa Beogradi po kërkon fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Diskutohet institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Konfederatën e Zvicrës Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, së bashku me ministren e...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër Zvicra ka rregulla strikte për të huajt që mund të jetojnë dhe të punojnë në vend...
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës
-
Katër të vdekur në Alpet zvicerane gjatë fundjavës