Shkurt.ch

Partia zvicerane kërkon që përfituesit e ndihmës sociale të marrin sa azilkërkuesit

SVP kërkon që përfituesit e mirëqenies sociale të marrin vetëm nivelin e ekzistencës materiale, po aq sa edhe azilkërkuesit. Kjo do të thoshte -30% e kërkesave bazë, sipas udhëzimeve të SKOS.

Në fund të nëntorit, Këshilli Kantonal i Cyrihut bëri disa kërkesa për të shtrënguar Aktin e Ndihmës Sociale, përcjell albinfo.ch.

Tani Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka shkuar edhe një hap më tutje: Përfituesit e ndihmës sociale duhet të marrim vetëm 70 % e atyre që marrin sot. Integrimi i punonjësve të mirëqenies në botën e punës dhe pjesëmarrja e tyre në shoqëri janë krejtësisht të pamundura. Mocioni u nis nga presidenti i partisë SVP Konrad Langhart (Oberstammheim), Benjamin Fischer (Volketswil) dhe Stefan Schmid (Niederglatt).

Shuma e vendosur nga SVP korrespondon me nivelin e marrë nga azilkërkuesit.

“Kushdo që është i etur të integrohet, dhe është i motivuar, duhet të marrë një ndihmë shtesë, që ia plotëson nevojat themelore”, thotë SVP.

Kjo iniciativë e tyre është kundërshtuar nga disa organizata.