Lajme
Partitë e djathta nisin inicativën për ndërtimin e centraleve bërthamore
Presidentja e komitetit iniciativ thotë se centralet bërthamore janë thelbësore për sigurinë e furnizimit, ato mbrojnë klimën dhe mjedisin
Në kohën kur mungesa e burimeve të energjisë po bëhet gjithnjë më alarmante, edhe në Zvicër kemi ide të ndryshme për sigurimin më të lehtë të këtyre burimeve.
Në këtë kuadër, partitë e djathta të Zvicrës po nisin një iniciativë të re popullore për centralet e reja bërthamore. Nisma “Stop Blackout” bën thirrje për një furnizim të sigurt, të pavarur dhe të pastër me energji elektrike, transmeton albinfo.ch.
Mbledhja e nënshkrimeve duhet të fillojë javën e ardhshme.
Sipas asaj që parashihet në iniciativë, do të anulohet ndalimi i ndërtimit të centraleve bërthamore.
Vanessa Meury, presidente e komitetit iniciativ, ka thënë për “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche” se centralet bërthamore janë thelbësore për sigurinë e furnizimit. Ata, sipas saj, mbrojnë klimën dhe mjedisin.
Më tutje, autorët e nismës duan ta bëjnë Qeverinë Federale më të përgjegjshme për furnizimin me energji elektrike. Qeveria Federale gjithashtu duhet të marrë pjesë në ndërtimin e centraleve të reja në të ardhmen – duke përfshirë centralet bërthamore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih Në kuadër të Zgjedhjeve të Përgjithshme në Kosovë më 9 shkurt 2025, Kryeministri i Kosovës, Albin...
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
-
“Institucionet duhet të bëjnë më shumë për dënimin e gjenocidit mbi shqiptarët”
-
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ende përdorin në masë të madhe paratë “cash” Dihet mirë se shumica e njerëzve në Zvicër ende mbështeten në para në dorë, në vend...
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Më 18 maj votohet për taksat e korporatave në Cyrih
-
Kupa Botërore e Skive, 140 misione të ekipit të shpëtimit
-
Davos para Forumit Botëror Ekonomik