Lajme
Pas 12 vitesh mbetet ankthi për të pagjeturit
Në Kosovë sot shënohet Dita Kombëtare e të Pagjeturve. Kjo ditë shënohet me një varg aktivitetesh të përqendruara në Prishtinë. Shënimi i kësaj dite bëhet për faktin se në këtë datë, në vitin 1999, në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës, forcat serbe kanë vrarë dhe zhdukur 377 civilë shqiptarë të moshës prej 15 deri 75 vjeç.
Drejtuesi i Këshillit të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur, Haki Kasumi, ka thënë se ende mungon serioziteti i institucioneve për t’iu qasur drejt problemit.
“Edhe 12 vjet pas përfundimit të luftës, nga numri i përgjithshëm që ishte mbi pesë mijë të zhdukur, kanë mbetur edhe 1 800 njerëz, për të cilët mungon çdo informacion. Institucionet tona, në njëfarë mënyre, nuk janë serioze në qasjen e këtij problemi”, ka thënë Kasumi.
Ndërsa Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, ka thënë se angazhimi i institucioneve qeveritare për çështjen e zbardhjes së fatit të këtyre personave është i vazhdueshëm.
Zyrtarë ndërkombëtarë në Kosovë kanë thënë se janë ende rreth 1800 persona të pagjetur nga lufta e Kosovës. Zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes ka thënë se kjo është arsyeja pse misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovë i ndihmon Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML) të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës në përpjekjet e tyre intensive për përcaktimin e fatit të të pagjeturve.
Ndërkohë presidentja Atifete Jahjaga, me rastin e Ditës së të Pagjeturve, ka deklaruar se pasojat e luftës në Kosovë kanë qenë të rënda dhe se ajo ndan dhimbjen me të gjitha familjet e personave të pagjetur. Presidentja ka thënë se shteti i Kosovës ka bërë, është duke bërë dhe duhet të bëjë çdo gjë që është e mundur për të lehtësuar dhimbjen e familjarëve të familjeve të dëshmorëve dhe të të pagjeturve si dhe të rikuperojë dëmin.
Dje, Fondi për të Drejta Humanitare, si pjesë e koalicionit të organizatave joqeveritare për Komisionin Rajonal (KOMRA), ka nisur grumbullimin e nënshkrimeve në Kosovë, për themelimin e këtij komisioni, që do të merret me numrin e të vrarëve dhe të zhdukurve gjatë luftërave në territoret e ish-Jugosllavisë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto














