Lajme
Pas afër një muaj bllokimi, Gjeneva sot rihapi shitoret
Dyqanet me artikuj jothelbësorë qenë mbyllur në fillim të muajit për të frenuar valën e dytë të pandemisë që goditi fort kantonin

Nga sot, në kantonin e Gjenevës, lejohet rihapja e shitoreve dhe butiqeve, paas më shumë se tri javësh sa kanë qëndruar të mbyllura.
Në mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata para dyqaneve. Kjo ndodh pasi që për hyrje në to janë vendosur kritere të rrepta, vetëm një person lejohet brenda, për dhjetë metra katrorë, shkruan srf.ch.
Dyqanet me artikuj jothelbësorë qenë mbyllur në fillim të muajit për të frenuar valën e dytë të pandemisë që goditi fort kantonin, transmeton albinfo.ch.
Lehtësimi i masave për shitoret po ndodh sot, pasi floktarët, estetistët dhe terapistët ishin lejuar t`i rihapnin lokalet e tyre të shtunën e kaluar.
Gjeneva ashtu si dhe kryesisht e gjithë zvicra frankofone është prekur më shumë nga koronavirusi, shkruan albuinfo.ch. Por masat që janë marrë atje prej afërsisht një muaji, kanë bërë që numri i infeksioneve të ulet më shumë e më shüejt se në kantonet tjera.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i të infektuarve në Austri Për dallim nga një ditë më parë, kur numri i të infektuarve ishte rritur dukshëm, raportimi...
-
Kushdo që hyn në Austri, duhet të bëjë regjistrim elektronik
-
Ja sa mërgimtarë votuan në zgjedhjet e Kosovës 2010 – 2019
-
Mërgimtari postoi video duke shtënë për Vitin e Ri, policia i kontrollon shtëpinë
-
Gjithçka që duhet të dini rreth vaksinimit, ju përgjigjen ekspertët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
“Varianti i ri Covid mund të bëhet dominues në Zvicër” Infektimet me variantin e Covid-19 janë në rritje në Zvicër, duke treguar që përhapja po fiton...
-
Zvicra ka vaksinuar mbi 60,000 persona për Covid-19
-
Zvicër: Bllokimi, për të shmangur valën e tretë të Covid-19
-
Zvicër: Shtëpia e pleqve u prek nga varianti britanik Covid-19
-
Gjeneva, e pakënaqur me rregullat e reja federale