Integrimi
Pas Bazelit dhe Lozanës, shihemi në Prishtinë!
Platforma media albinfo.ch ka përgatitur një numër special të magazinës duke sjellë portrete kompanish të suksesshme nga Kosova po edhe nga Zvicra, që janë model bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm

Statistikat e fundit zyrtare flasin për një trend të rritjes së eksportit të mallrave nga Kosova drejt Zvicrës. Duke filluar nga viti 2014 rritja e eksportit mori hov dhe nuk u ndal më, duke e tejkaluar çdo vit vlerën e një viti më parë.
Vetëm gjatë muajit tetor 2022, Kosova ka eksportuar drejt Zvicrës mallra me vlerë prej 7 milionë e 326 mijë Eurosh. Janë shumë faktorë që mund t’i atribuohen rritjes së shkëmbimit të mallrave mes Kosovës dhe Zvicrës. Duhet vënë theksi te indikatorët pozitivë ekonomikë dhe padyshim janë ndërmarrësit shqiptaro-zviceranë ata që kanë hapur dyert për prodhuesit nga Kosova në tregun zviceran të ndërtimtarisë.
Përveç se japin shembull të patriotizmit ekonomik duke kontribuar për ekonominë e vendit të origjinës, ndërmarrësit shqiptaro-zviceranë në këtë mënyrë ua mundësojnë prodhuesve dhe kompanive kosovare të zhvillohen profesionalisht dhe njëkohësisht të rritet punësimi dhe të ngrihet kualiteti i prodhimit dhe shërbimeve me standarde zvicerane!
Tani, të gjitha produktet e prodhuara në Kosovë janë me teknologjinë më të fundit që siguron cilësinë e lartë dhe me dizajnë unikë që i përshtaten trendit dhe shijeve të kohës. Indikator kryesor është që brendit “Made in Kosova” i duhet më shumë promovim nëpër organizime ekonomike nëpër Zvicër! Mbase rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka luajtur platforma mediale albinfo.ch, e cila, përtej informimit, ka bashkuar këtë vit dy herë prodhuesit kosovarë me ndërmarrësit zviceranë. Pas Forumit në panairin më të madh të ndërtimit “Swiss Bau 2022” edhe Forumi Ekonomik i Ndërtimtarisë i organizuar në Lozanë në bashkëpunim me USAID Kosova Compete Activity dhe Groupe Orllati SA ka treguar për interesimin e madh nga dyja vendet për tu lidhur ndërmarrjet e ndërtimit, ndërmarrjet në sektorët e përpunimit të drurit dhe konstruksioneve metalike të Kosovës dhe Zvicrës. Përveç kësaj, platforma media albinfo.ch ka përgatitur edhe këtë herë një numër special të magazinës në suazat e këtij forumi, duke sjellë portrete kompanish të suksesshme nga Kosova po edhe nga Zvicra, që janë model bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm. Veç tjerash, janë pasqyruar me detaje statistikat e eksporteve kosovare në Zvicër.
Si do që të jetë të gjitha këto forume ekonomike përtej takimeve B2B dhe lidhjeve të kontratave dhe bashkëpunimeve të tyre mund të sjellin edhe bashkim të kapitalit të ndërmarrësve kosovarë dhe atyre zviceranë, në mënyrë që të krijojnë korporata të mëdha dhe të jenë konkurrentë jo vetëm në tregun zviceran por edhe në ekonominë globale.
Datën 12.12.2022 nuk e kemi caktuar si një datë e Forumit të Ndërtimtarisë që mund të jetë me fat por që të mbahet mend gjatë për të gjithë aktorët ekonomik shqiptaro-zviceranë se është i domosdoshëm bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy vendeve. Platforma mediale albinfo.ch do të vazhdojë me misionin përtej informimit duke bërë bashkë ndërmarrjet zvicerane dhe kosovare të eksportit të ndërtimit dhe drurit, përmes rrjetëzimeve, krijimit të kontakteve të drejtpërdrejta, hulumtimit përmes nevojave, organizimin e ngjarjeve B2B, respektivisht forumeve ekonomike në Zvicër në promovimin e produkteve kosovare në tregun zviceran. Bashkimi i radhës do të jetë në Prishtinë. Shihemi në Prishtinë!
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Merr rrugën e kurbetit, lë futbollin dhe detyrën e policit e Kosovës I riu la futbollin dhe Policinë e Kosovës për të migruar në Gjermani...
-
20 vjet shembull suksesi me kompaninë “ACL GROUP” në Zvicër
-
Nga Strellci i Deçanit, në Asamblenë e Komunës Horn të Austrisë
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
Jeta në Zvicër
-
A kanë ndikim pagat më të larta në rritjen e punëtorëve të kualifikuar Sipas presidentit të Shoqatës së Punëdhënësve të Zvicrës (SAV), pagat më të larta janë të kota...
-
Akuzohen Coop dhe Migros
-
Nuk shtohet forca paqeruajtëse zvicerane në Kosovë, pavarësisht tensioneve
-
Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me ritëm më të shpejtë se kurrë më parë
-
A do të thyejë edhe tetori rekordin e temperaturave?