Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
KQZ-ja pranon 1 mijë e 239 aplikime nga jashtë për zgjedhjet lokale në Kosovë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1 mijë e 239 aplikime për t’u regjistruar jashtë Kosovës...
-
Gjenevë: Mërgata shqiptare shënon 30 Gushtin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë
-
“Fabrika e shpirtit”, poezia që shpërthen kornizat e ngurta të një libri
-
Pushime pa valixhe: Pasagjerët nga Zvicra mbërrijnë në Kosovë pa bagazhe
-
Arrestohet mërgimtari i cili shkaktoi aksidentin ku vdiq një motoçiklist
Jeta në Zvicër
-
Birrat pa alkool po bëhen gjithnjë e më të njohura në Zvicër Birrat pa alkool po zënë gjithnjë e më shumë gota, jo vetëm në Zvicër, por edhe...
-
Kompanitë shumëkombëshe zvicerane bëjnë thirrje për qetësi në përgjigje të goditjes së tarifave
-
Liqeni i Cyrihut ka edhe varkën e tij të parë elektrike
-
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard
-
Coop Pronto: Kontrolli i moshës për alkoolin varet nga klientët