Kosova
Pas dy dekadash 25 familje kthehen në veri të Mitrovicës, iu dorëzuan çelësat e shtëpive
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka ndarë emocionin e një momenti të veçantë: dorëzimin e çelësave të shtëpive për familjet që për më shumë se 20 vjet nuk kanë pasur mundësi të kthehen në pronat e tyre.
Në një postim, ministri ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për të adresuar një histori të dhimbshme që ka prekur mijëra familje në veri të Kosovës, shumë prej të cilave u larguan me dhunë pas përfundimit të luftës, raporton telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
“Ky projekt, i cili ka vlerën rreth 1.5 milion euro, ka ndihmuar 25 familje me 21 rindërtime dhe 4 renovime. Deri më tani kemi ndërtuar 23 shtëpi dhe 2 janë në proces përfundimi. Për vitin 2025, synojmë të vazhdojmë me ndërtimin dhe kthimin e të gjithë qytetarëve në pronat dhe shtëpitë e tyre pa dallim,” shkroi Aliu.
Projekti “Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive në Veri” përfaqëson përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të jetuar të lirë dhe të sigurt në pronat e tyre, duke promovuar bashkëjetesën pa pengesa në Kosovën multietnike./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













