Lajme
Pas Greqisë, tërmet edhe në Itali
Një tërmet me fuqi prej 4.4 shkallësh të Rihterit u regjistrua të shtunën në veri të Italisë, njoftoi Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.Nuk pati raportime të menjëhershme për persona të lënduar ose dëme, shkruan Reuters.Dridhja ndodhi afër qytezës Bonate Sotto, jo larg qytetit të Bergamos, njoftoi instituti italian. Tërmeti u ndie fuqishëm edhe nga banorët e Milanos, që është qyteti i dytë më i madh në Itali.Rreth 30 minuta pas tërmetit, departamenti kombëtar i zjarrfikësve tha se nuk ka marrë raportime për dëme ose thirrje për ndihmë.Më herët të shtunën, një tërmet prej 5.4 shkallësh ndodhi në jug të Greqisë, në detin mes Peloponezit dhe Kretës, raportoi Instituti Gjeodinamik i Athinës. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme.
E-Diaspora
-
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike Futbollisti i ri me prejardhje nga Kosova po spikat në Gjermani, ndërsa ëndrra e tij është... -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku











