Lajme
Pas SHBA, edhe një shtet njofton se do të tërhiqet nga OBSH
Argjentina ka njoftuar se do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), një lëvizje e ngjashme të presidentit amerikan Donald Trump muajin e kaluar.
“Presidenti (Javier) Milei udhëzoi (ministrin e Jashtëm) Gerardo Werthein të tërheqë pjesëmarrjen e Argjentinës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, tha zëdhënësi presidencial Manuel Adorni, përcjell albinfo.ch.
“Ne argjentinasit nuk do të lejojmë që një organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin tonë, aq më pak në shëndetin tonë”, shtoi ai.
Adorni tha se vendimi i Argjentinës bazohej në “dallimet e thella në lidhje me menaxhimin e shëndetit, veçanërisht gjatë pandemisë, që na çoi në bllokimin më të gjatë në historinë njerëzore,si dhe mungesën e pavarësisë përballë ndikimit politik të disa shteteve”.
Në një deklaratë të lëshuar më vonë nga zyra presidenciale e Argjentinës, OBSH akuzohej se ka shkaktuar dëme ekonomike gjatë pandemisë Covid-19 duke “promovuar karantina të pafundme”.
Donald Trump, të cilin Milei e konsideron një aleat ideologjik, njoftoi në ditën e parë të kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar se po tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga OBSH, duke u përballur me kritika nga ekspertët e shëndetit publik.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive












