Lajme
Pas sulmit në Magdeburg, seancë e posaçme në Bundestag
Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit Parlamentar, i cili kontrollon punën e shërbimeve të inteligjencës, do të merret me situatën e sigurisë në Gjermani më 30 dhjetor.
“Dy ditë pas aktit të tmerrshëm, po dalin në dritë gjithnjë e më shumë detaje për autorin e krimit, të cilat nuk i përshtaten modelit të njohur, por që ngrenë pyetje për autoritetet e sigurisë në federatë dhe në Saksoni-Anhalt”, deklaroi zëvendëskryetari i grupit parlamentar, Dirk Wiese, i SPD. Sipas Wiese, duhet të thirren në mbledhjet e veçanta të Komisionit të Brendshëm dhe Bordit të Kontrollit përveç ministres Federale të Brendshme, Nancy Faesere, dhe presidentët e Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF).
Pas sulmit, ministrja e Brendshme Federale, Nancy Faeser, njoftoi hetime shtesë për të zbuluar se cilat autoritete kishin pasur më parë të dhëna për autorin. “Hetimet nga autoritetet e sigurisë janë në veprim të plotë”, tha Faeser në një deklaratë. Në këtë është përfshirë edhe Zyra Federale e Kriminalistikës dhe autoritetet nuk po lënë “gur” pa lëvizur. “Po hetohen pikëpamjet dhe deklaratat e bëra nga autori, si edhe informacionet dhe procedurat që kanë ekzistuar pranë autoriteteve të ndryshme dhe gjyqësorit”. Nga kjo pritet të nxirren përfundime të sakta.
Për shembull, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët bëri të ditur, se kishte marrë informacione për autorin e krimit. BAMF shpjegoi se lajmi u mor nëpërmjet kanaleve të mediave sociale në fund të verës së vitit të kaluar. “Kjo, si çdo këshillë tjetër u mor seriozisht.” Megjithatë, duke qenë se Zyra Federale nuk është një autoritet hetues, personi që dha informacionin iu referua drejtpërdrejt autoriteteve përgjegjëse, siç është e zakonshme në raste të tilla, thuhet në reagimin e BAMF.
Sipas ekspertëve të sigurisë ka shumë deklarata radikale në internet, por është vështirë të kuptohet nëse një person vetëm radikalizohet në internet apo vepron si në sulmin e tmerrshëm në Magdeburg.
Zyra Federale e Kriminalistikës kishte marrë një informacion nga Arabia Saudite në lidhje me sulmuesin e Magdeburgut në nëntor 2023. Kreu i Zyrës Federale të Kriminalistikës, Holger Münch, tha në ZDF se kishte filluar edhe procedura ndaj personit. “Policia në Saksoni-Anhalt më pas mori masa hetimore.” Por çështja ishte jo specifike, sipas Münch. Kreu i Zyrës Federale të Kriminalistikës kujtoi se personi i akuzuar për sulmin në Magdeburg kishte “kontakte të ndryshme me autoritetet, bënte ofendime dhe ndonjëherë kërcënonte, por nuk ishte i njohur për akte dhune”. Ishte gazeta “Der Spiegel”, Taleb A. kërcënoi në Twitter se Gjermania do të paguante një “çmim” për trajtimin që iu bënte refugjatëve nga Arabia Saudite. Por këto gjëra duhet të kontrollohen përsëri për të parë, nëse autoriteteve të sigurisë i ka shpëtuar diçka, tha Münch. “Kemi një model krejtësisht atipik këtu dhe duhet ta analizojmë me qetësi tani”. /DW
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












