Bota
Pasaportat më të fuqishme në botë
Pasaportat e radhës që do t’i afrohen fuqisë globale të Singaporit janë ato të Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës
Pasaporta e Singaporit sapo është emëruar dokumenti më i fuqishëm i udhëtimit në botë, në një renditje tremujore të pasaportave me ndikimin më të madh ndërkombëtar.
Pasaportat e radhës që do t’i afrohen fuqisë globale të Singaporit janë ato të Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, të cilat së bashku mbajnë vendin e dytë dhe qytetarët e të cilëve mund të gëzojnë udhëtimin pa viza në 192 destinacione.
Më pas, në vendin e tretë në renditje, vijnë Koreja e Jugut, Suedia, Finlanda, Austria, Irlanda, Luksemburgu dhe Holanda, të cilat të gjitha kanë privilegjin e udhëtimeve pa probleme në 191 destinacione.
Mbretëria e Bashkuar, e cila në ditët e kaluara të 2014-ës mbante vendin e parë së bashku me Shtetet e Bashkuara, është në vendin e katërt (190 destinacione), krahas Zelandës së Re, Norvegjisë, Belgjikës, Danimarkës dhe Zvicrës, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Australia dhe Portugalia ndajnë vendin nr.5 (189 destinacione) ndërsa SHBA-ja ka rënë në vendin e tetë, me akses pa viza në 186 destinacione modeste.
Pasaportat më të fuqishme për vitin 2024:
Singapori (195 destinacione)
Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Spanja (192)
Austria, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Koreja e Jugut, Suedia (191)
Belgjika, Danimarka, Zelanda e Re, Norvegjia , Zvicër, Mbretëria e Bashkuar (190)
Australia, Portugalia (189)
Greqia, Polonia (188)
Kanadaja, Çekia, Hungaria, Malta (187)
Shtetet e Bashkuara (186)
Estonia, Lituania, Emiratet Arabe (185)
Islanda, Letonia, Sllovakia, Sllovenia (184)
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












