Lajme
Pavarësia dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të garantuara
Gordon dhe Thaçi nënshkruan një Memorandum mirëkuptimi ku do të ndihmohet Kosova me 9.7 milionë dollarë
Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, është qëndrimi i përsëritur amerikan, të cilin e ka përcjell në Prishtinë, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon.
Ndarja eventuale do të shkaktonte probleme për rajonin, tha Gordon, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, raportojnë mediat në Prishtinë.
Sipas ndihmëssekretarit amerikan pavarësia dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të garantuara.
Po ashtu, Gordon, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, tha se SHBA-të i ka dhënë përkrahje krijimit të Task-Forcës që do të hetojë pretendimet e ngritura lidhur me trafikimin e organeve.
Edhe kryeministri Thaçi theksoi se Qeveria e Kosovës mbështetë hetimet. Ai tha se Kosova ka treguar shembull të mirë të bashkëpunimit ndërkombëtar sa u përket këtyre çështjeve.
Gordon dhe Thaçi nënshkruan një Memorandum mirëkuptimi ku SHBA-të do të ndihmojnë Kosovën me 9.7 milionë dollarë në fushën e arsimit
Gordon viziton sot Kosovën
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Gordon, në Prishtinë, do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin, Hashim Thaçi.
Vizita e zyrtarit amerikan realizohet në kuadër të një turneu diplomatik që ai po i bën rajonit.
Pritet që në Prishtinë, zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit, Filip Gordon, dhe kryeministri Hashim Thaçi, të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin thuhet se do të detajizohet angazhimi i qeverisë së SHBA-ve për të ndihmuar institucionet edukative të Kosovës, njofton Radio Evropa e Lirë.
Ky memorandum, sipas njoftimit nga Ambasada Amerikane, ndihmon edhe në realizimin e reformave, përfshirë decentralizimin dhe përfshirjen e komuniteteve në menaxhimin lokal të shkollave fillore, përmirësimin e mësimdhënies përmes vlerësimeve dhe përmirësimin e mundësive për aftësim profesional për mësimdhënësit përmes qendrave trajnuese dhe programeve.
Këto pikësynime do të realizohen përmes një partneriteti në mes të USAID-it dhe Ministrisë së Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë, drejtorëve komunalë të edukimit, drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve.
Para Prishtinës, Gordon ka vizituar Sarajevën dhe më pas Beogradin. Në Beograd, ai është takuar me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq.
Të dy zyrtarët nuk kanë dhënë deklarata pas takimit, por Ministria e jashtme e Serbisë ka kumtuar se është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sportit.
Sipas kumtesës, Vuk Jeremiq, e ka njoftuar Fill Gordon për kërkesën e Serbisë për zhvillimin e hetimeve ndërkombëtare lidhur me akuzat e raportit të Dik Martit, për trafikim të organeve në Kosovë, dhe ka shfaqur shpresën se do të gjendet zgjidhje, e cila mundëson që hetimet të zhvillohen nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Pas Prishtinës, Gordon pritet që të vizitojë edhe Zagrebin.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026














