Bota

Pavarësisht refugjatëve, Gjermania mbetet e „çeliktë“

Papunësia në Gjermani në muajin shkurt ka mbetur në nivelin rekord të ulët, pavarësisht fluksit të madh të emigrantëve, për shkak se rimëkëmbja e ekonomisë më të madhe të Evropës po vazhdon.

Të dhënat tregojnë se shkalla e papunësisë në muajin shkurt arriti në 6.2 për qind, që është niveli më i ulët që prej bashkimit të dy Gjermanive në vitin 1990, njofton Agjencia gjermane e punësimit, raporton AFP, përcjell albinfo.ch.

Numri i të papunëve në Gjermani, sipas të dhënave josezonale, ra me 10.000 në 2.723 milionë, thuhet në deklaratën e agjencisë.
Dhe sipas të dhënave të pakompletuara, papunësia është reduktuar në 9.250 në 2.91 milionë, ndërsa norma e papunësisë ra në 6.6 për qind në muajin shkurt nga 6.7 për qind sa ishte në janar.

“Ekonomia gjermane më 2015 u karakterizua nga një prirje e moderuar e rritjes. Tregu i punës vazhdon të zhvillohet pozitivisht “, thuhet në një deklaratë të Agjencisë së punësimit.