Maqedonia
PDIU zyrtarizon bashkimin me opozitën në Shqipëri
Kryetari i partisë Çame PDIU, Shpëtim Idrizi ka zyrtarizuar bashkëpunimin me opozitën në Shqipëri duke u larguar nga koalicioni me PS-në.
Por ky bashkëpunim i ka kushtuar atij pasi tre deputetë në Kuvend të kësaj partie nuk e kanë përkrahur këtë marrëveshje duke u larguar nga partia.
Duke komentuar largimin e tyre, Idrizi tha se ata deputet ndodheshin rastësisht në listën e kësaj partie, megjithëse në jo pak raste janë përzgjedhur për shkak se janë të “fortë” në zonat elektorale ku kanë fituar.
“Për pyetjen që më bëtë, jeni një vit me vonesë, sepse këta deputetë nuk janë as anëtarë të Komitetit të shqiptarëve të Çamërisë. Janë ndodhur rastësisht nëpër listat tona. Në qoftë se do të zgjatem këtu, ju e dini se janë “ekzekutuar” mandati i Tiranës, i Fierit dhe i Elbasanit. Sepse ata dolën në siglën e PDIU dhe që prej ditës së parë votuan mazhorancën. Po të pyesësh sot, ata nuk e dinë ku ndodhet selia e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, ka thënë Idrizi
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale












