Lajme
Peja në hartën botërore të turizmit
Peja do të bëhet destinacion botëror turistik, kryesisht në projektin ndërkufitar “Majat e Ballkanit” që përfshin trekëndëshin, Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi
Forumi i kompanive lidere të turizmit “World Travel and Tourism Council”, me seli në Londër, ka përzgjedhur Pejën, si qytetin më të bukur në rajon, veçanërisht me potencialet turistike të zonave malore.
Peja, siç thuhet, do të bëhet destinacion botëror turistik, kryesisht në projektin ndërkufitar “Majat e Ballkanit” që përfshin trekëndëshin që lidh pikat kufitare, Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi.
Sipas “World Travel and Tourism Council”, Peja është përzgjedhur në treshen finale ndërkombëtare të çmimit “Tourism for Tomorrow” i themeluar më 1990 me seli në Londër. Fituesi pritet të shpallet me 16 prill në Abu Dabi, raporton Koha.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Kuvendit Komunal të Pejës që e ka udhëhequr këtë projekt të prezantimit të potencialeve turistike të Pejës, ka thënë se për qytetin ky është rasti më i mirë për afirmimin e vlerave turistike dhe zhvillimin ekonomik të kësaj ane.
“Kjo nënkupton se me këtët ne do t’i afirmojmë vlerat turistike të këtij vendi”, tha Sokol Ukaj, drejtor i Zhvillimit Ekonomik. “Do të vijnë dhe do të na kontrollojnë terrenin. Kjo vlen edhe për vendet tjera konkurrente”, ka thënë Ukaj, sipas të cilit, Peja po dëshmohet si zonë turistike botërore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















