Kosova
Për 20 ditë, policia e trafikut gjobitë 15 mijë kosovarë
Në bazë të rregullave të reja të komunikacionit, 14,230 persona janë dënuar deri në 500 euro, njofton Policia e Kosovës. Në gjashtë raste Policia ka shqiptuar gjoba deri në 1000 euro
Që nga fillimi i këtij muaji, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 15 mijë gjoba në komunikacion, në bazë të një plani organizativ për të parandaluar aksidentet në trafik. Sipas informacioneve nga policia, në bazë të rregullave të reja të komunikacionit, 14,230 persona janë dënuar deri në 500 euro.
Në gjashtë raste policia ka shqiptuar gjoba deri në 1000 euro, ndërkohë që në 856 raste shkelësit e rregullave të komunikacionit Policia i ka dërguar në gjykatë, transmeton REL.
Policia thotë se 214 personave i u është ndaluar drejtimi i automjeteve. Mbi 500 ngasës kanë pësuar nga heqja e pikëve pasi ata kishin shkelur rregullat e parapara me ligjin për trafik.
“Qëllimi ynë për zbatimin e ligjit të ri për trafikun rrugor është krijimi i një sigurie më të madhe në trafik…Ne kemi parë se vitin e kaluar janë rritur aksidentet me fatalitet, andaj kemi marrë masa për ta ndryshuar situatën”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, sipas të cilit, gjobat do t’i shkruhen secilit person që thyen rregullat në komunikacion.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













