Lajme
Për 45 vjet kryetar bashkie në detyrë
Por Savioni nuk mban rekordin për mandatin më të gjatë të kryebashkiakut. Mbajtës rekordi është Edwin Zeiter, nga komuna Bister e Valisit për 48 vjet
Attilio Savioni ushtron funksionin e kryetarit të bashkisë së komunës së vogël Castaneda të Kantonit Graubünden për 45 vjet. Bashkia në Luginën Calanca feston kryetarin më jetëgjatë të një bashkie të Zvicrës të shtunën (sot).
Ai u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në moshën 35 vjeçare, transmeton albinfo.ch. Ndër arritjet më të rëndësishme që ai ka ndihmuar të iniciohej është shkolla e re e ndërtuar në luginë, ku ndodhet komuna.
Në fillim të viteve 1980, një kompleks shkollor u ndërtua në Castaneda për t’i shërbyer të gjitha fshatrave në Luginën e Calancas, shkruan srf.ch. “Unë mbikëqyra të gjitha punimet e ndërtimit. Gjithashtu shërbeva si president i bordit të shkollës për 35 vjet”, shpjegon Savioni.
Përafërsisht 250 banorët po nderojnë përkushtimin e Savionit me një festë të madhe – përkushtim ky që është gjithçka përveçse i zakonshëm. Në shumë komuna të Zvicrës, gatishmëria për të shërbyer në poste publike po zvogëlohet.
Savioni thotë RSI se ka menduar të japë dorëheqjen. Megjithatë, ai shtoi se duhet të jemi të vetëdijshëm për angazhimin për ta çuar punën deri në fund. Ka momente të lehta dhe të vështira, tha kryetari i bashkisë.
Përkundër 45 viteve në detyrë, Savioni nuk mban rekordin për mandatin më të gjatë të kryebashkiakut në Zvicër. Sipas RSI, ky rekord i përket Edwin Zeiter, i cili drejtoi fshatin Bister të Kantonit të Valisit për 48 vjet deri vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












