Shkurt.ch
Për 6 muaj janë gjobitur vetëm 6 gra për bartjen e burkas
Ligji i hyrë në fuqi më 1 korrik 2016 e ndalon mbulesën e plotë të trupit apo edhe atë të fytyrës, e cila i lë të lirë vetëm sytë. Për këtë ndalim, në vitin 2013 pati votuar shumica e qytetarëve me të drejtë vote në kanton
Ndalimi i burkës në Kantonin jugor të Zvicrës që ka hyrë në fuqi në korrik të vitit të kaluar, nuk ka sjellë shumë punë për autoritetet e drejtësisë. Gjatë gjithë gjashtë muajve është iniciuar procedurë penale ndaj gjithsej gjashtë grave që kanë bartur mbulesën e plotë, përkundër ndalimit me ligj, shkruan srf.ch. Në dhjetë raste të tjera janë bërë vetëm vërejtje nga ana e policëve. Këtë njoftim e ka bërë sot Qeveria e Kantonit të Tiçinos.
Në ditën kur ka filluar të zbatohet ligji i ri, në Lugano kanë protestuar një biznesmen me prejardhje algjeriane (Rachid Nekkaz) së bashku me konvertiten zvicerane Nora Ili të veshur me burka, transmeton albinfo.ch. Kjo e dyta, së bashku me të bijën janë paraqitur vetë në polici për të kërkuar gjobitjen. Ndërsa Nekkaz është zotuar se do të paguajë gjobat për të gjitha gratë që do të dënohen për bartje të mbulesës myslimane.
Siç dihet, ligji i hyrë në fuqi më 1 korrik 2016 e ndalon mbulesën e plotë të trupit apo edhe atë të fytyrës, i cili i lë të lirë vetëm sytë. Për këtë ndalim, në vitin 2013 pati votuar shumica e qytetarëve me të drejtë vote në kanton.
Një iniciativë e ngjashme, për ndalimin e burkës është duke u nënshkruar edhe në nivel nacional dhe për të pritet po ashtu të votohet. Por për të plotësuar kushtet për votim, komiteti i kësaj iniciative duhet që deri më 15 shtator 2017 të grumbullojë së paku 100 mijë nënshkrime të vlefshme.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana












