Maqedonia
Për 6 muaj, mbi 1.3 milionë udhëtarë kanë fluturuar përmes aeroporteve të RMV-së
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Apostol Pavle në Ohër kanë shënuar rritje të numrit të pasagjerëve

Bëhet e ditur se dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Apostol Pavle në Ohër, kanë shënuar rritje të numrit të qytetarëve që kanë fluturuar këtyre gjashtë muajve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Apostol Pavle i Ohrit kanë shënuar rritje prej 41 për qind të udhëtarëve në gjysmën e parë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 kanë shënuar rritje për 15 për qind”, njoftojnë nga TAV.
Në gjashtëmujorin e parë në 10 299 fluturimet e realizuara kanë udhëtuar 1 338 406 persona. Në Aeroportin e Shkupit janë 21 kompani që fluturojnë në 47 pika, ndërsa në Aeroportin e Ohrit janë 6 kompani që fluturojnë në 12 pika.
Në Gjermani janë realizuar 27.9 % e krejt fluturimeve, Zvicër 14.6 %, Turqi 14.5 %, Itali 7.4 % dhe Suedi 6.9.
E-Diaspora
-
Filmi i regjisorit Fisnik Maxwille, nominohet në 5 kategori të Çmimeve Zvicerane të Filmit Mësohet se filmi me titullin “The Land Within” (Toka Brenda Meje), i regjisorit Fisnik Maxwille,...
-
“Bild”: Kujdes, Shqipëria kërkon t’i vjedhë Gjermanisë një super-talent
-
Numarics nga Kosova, në garë me kompanitë evropiane për ‘Startup of the year’, ja si mund ta votoni
-
Rita Ora do të udhëheqë një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në ‘Times Square’
-
Si rrodhi dita e parë e deputetit Alijaj në Parlamentin e Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mblidhen 72.000 nënshkrime kundër zgjerimit të autostradës Dy muaj pas fillimit të referendumit kundër zgjerimit të autostradës, janë mbledhur 72 mijë nënshkrime. Kjo...
-
Avioni që Zvicra e bleu 6 miliardë franga bën shumë zhurmë, ankohen banorët
-
Frangu forcohet kundrejt Euros
-
Çdo e treta çerdhe në Zvicër shënon humbje
-
Zvicër: Ndryshimi i motit do të vijë në fundjavë