Kosova
Për dy vjet ikën mbi 200 mjekë nga Kosova
150 mjekë të tjerë pritet të largohen vetëm këtë vit
Mësohet se në dy vjetët e fundit rreth 220 mjekë janë larguar nga Kosova, duke kërkuar punë në Gjermani dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian (BE), përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, 150 mjekë të tjerë pritet të largohen vetëm këtë vit.
Përfaqësues nga Oda e Mjekëve të Kosovës thonë se ky trend i rritjes po thellon krizën për staf shëndetësor. Sipas tyre, arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova kanë të bëjnë me kushtet e këqija të punës, problemet me specializim dhe pagat e ulëta.
Paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa në Gjermani, ata paguhen deri në 4 mijë euro. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe