Shkurt.ch
Për herë të parë aeroportet e Zvicrës kalojnë shifrën e 50 milionë pasagjerëve
Në vitin 2016 janë regjistruar gjithsej 51.4 milionë veta që kanë përdorur rrugën ajrore për të udhëtuar nga Zvicra dhe në Zvicër
Gjatë vitit të kaluar në Zvicër për herë të parë është arritur të tejkalohet numri prej 50 milionë pasagjerëve që kanë shfrytëzuar aeroportet e vendit. në të vërtetë, në vitin 2016 janë regjistruar gjithsej 51.4 milionë veta që kanë përdorur rrugën ajrore për të udhëtuar nga Zvicra dhe në Zvicër.
Kjo shifër ështe arritur vetëm në tre aeroportet e mëdhenj dhe ndërkombëtarë, si Cyrihu, Gjeneva dhe Bazeli, njofton srf.ch, duke iu referuar Zyrës Federale për Statistikë. Kështu, gjatë vitit që shkoi, ka pasur 2.4 milionë më tepër pasagjerë krahasuar me vitin paraprak, 2015.
Ndërsa, krahasuar me 15 vite më parë, rritja duket shumë më ë theksuar. Në vitin 2000 ishin regjistruar gjithsej 35 milionë pasagjerë, që është për një të tretën më pak se tash.
Si kriter për tu konsideruar dikush pasagjer është që të jetë nisur nga një aeroport i Zvicrës ose të ketë aterruar në njërin prej tyre. Por këtu përfshihen edhe ata që në ndonjërin nga këto aeroporte kanë qëndruar për të ndërruar aeroplanin, gjegjësisht kanë pasur qëndrim transit aty.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana












