Lajme
Për herë të parë, ekspozita e veturave në Prishtinë
Shoqata e Importuesve të Automjeteve të Reja (SHIAR) ka hapur ekspozitën e parë të veturave në Prishtinë, ku kanë prezantuar 25 brende
Për herë të parë në Prishtinë është hapur ekspozita e veturave, ku janë prezantuar 25 brende, ndërsa çmimet e tyre janë promocionale. Ekspozita është hapur nga Shoqata e Importuesve të Automjeteve të Reja (SHIAR)
Kryetari i Shoqatës së Importuesve të Automjeteve të Reja (SHIAR), Bujar Hoxha tha se është hera e parë që mbahet një ekspozitë e tillë në Kosovë. Ai tha se do mundohen ta bëjnë tradicionale këtë lloj ekspozite, mirëpo një panair në përmasë më të madhe do të bëhet gjatë muajit prill ose maj të vitit të ardhshëm.
“Shpresojmë që ta bëjmë tradicionale, ta bëjmë edhe në vitin tjetër, ndërkohë mendojmë të bëjmë edhe ndonjë panair nga muaji prill-maj, është një mundësi shumë e mirë ku të gjitha brendet janë mbledhur këtu. Opinioni ka mundësi t’i sheh veturat për së afërmi, është më rëndësi të cekim se të gjitha përfaqësitë e automjeteve janë tani në Kosovë. Në këtë event shumica apo të gjithë, kanë ofruar çmime promocionale dhe gjithashtu bëhet edhe prezantimi i serviseve. Të gjitha këto vetura kanë garancione 3, 5 ka edhe me 7 vite, është mundësi e mirë, ku klienti mund të njoftohet edhe me oferta të ndryshme edhe me mirëmbajtjen e këtyre veturave”, është shprehur ai për “Kosovapress”, përcjell albinfo.ch.
Ekspozita do të zgjat deri më 30 tetor në ambientet e Çarshisë në “Marigona Residence”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














