Lajme
Franca nis dërgesa të gazit drejt Gjermanisë
Kjo ndodh për herë të parë në histori
Raportohet se Franca ka filluar dërgimin e gazit në Gjermani për herë të parë sot, në një lëvizje që është një simbol i solidaritetit europian për shkak të ndërprerjes së flukseve nga Rusia, përcjell albinfo.ch.
“Është diçka historike, hera e parë që Franca do të dërgojë gaz direkt në Gjermani. Deri tani ne i kemi dërguar gaz fqinjit tonë përmes Belgjikës”, tha Thierry Trouvet, menaxher i përgjithshëm i GRTgaz, kompania që menaxhon rrjetin francez të transmetimit të gazit.
Kjo dërgesë konkretizon një marrëveshje ndihme reciproke të zyrtarizuar më 5 shtator midis liderëve të dy vendeve, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, në një kohë kur kërkesa për gaz është rritur dhe çmimet gjithashtu.
Pas pushtimit të Ukrainës, Rusia uli ndjeshëm dërgesat e gazit në Europë, disa prej vendeve të së cilës ishin shumë të varura prej saj, si Gjermania. Por Franca ka më shumë gaz se fqinji i saj për shkak të dërgesave masive nga Norvegjia si dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-ja, të cilat pjesërisht e kanë lejuar atë të mbushë rezervat e saj dimërore në 100%.
Prandaj, të dy udhëheqësit ranë dakord që Franca do t’i dërgonte më shumë gaz Gjermanisë, e cila në këmbim mund të siguronte, nëse është e nevojshme, energji elektrike për fqinjin e saj, ku prodhimi i energjisë bërthamore është në pikën më të ulët.
Dërgesat e para të gazit drejt Gjermanisë nisën në orën 06:00 në sasi prej 31 gigavatë orë (GWh)/ditë. Niveli i këtyre dërgesave “do të rivlerësohet çdo ditë në bazë të kushteve të rrjetit” dhe do të jetë në gjendje të arrijë një sasi maksimale prej 100 GWh/ditë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













