Kosova
Vazhdon gjykimi rreth mashtrimeve me listat e veteranëve
Të akuzuarit për mashtrime me listat e veteranëve në Kosovë janë deklaruar të pafajshëm në vazhdimin e seancës gjyqësore.
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj si dhe të akuzuarit e tjerë janë të akuzuar se në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për verifikimin e statusit të veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së i kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare.
Gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj i ka njoftuar ata dhe mbrojtësit se kanë afat deri më 15 prill 2019 që të paraqesin kërkesat për hedhjen e aktakuzës apo kundërshtimin e provave, përcjell albinfo.ch.
Gjykatësi po ashtu ka paralajmëruar se vendimi i gjykatës për masën e përkohshme për pezullimin e pensioneve të 19 mijë e 500 veteranëve do të vendoset jashtë seancës dhe do t’u dërgohet palëve me shkrim. Por, nëse gjykata do të pezullojë pensioneve, organizata e Veteranëve të UÇK-së ka paralajmëruar protesta.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë















