Bota
Për miliona fëmijë, 2018 ishte “Vit i tmerrshëm”
UNICEF, Organizata e OKB për Fëmijët e kthen me tmerr vështrimin nga viti 2018.Njerëzimi nuk ia ka dalë as këtë vit të mbrojë fëmijët në vatrat e konfliktit. Mijëra syresh janë vrarë e përdhunuar.
UNICEF-i e ka cilësuar vitin 2018 si “vit të tmerrshëm” për miliona fëmijë në botë. Në rajonet e konfliktit miliona fëmijë kanë përjetuar “përmasa ekstreme të dhunës” është shprehur drejtuesi i programeve të emergjencës të UNICEF-it, Manuel Fontaine në një deklaratë të organizatës të publikuar në Këln. “E bashkësia ndërkombëtare ka dështuar të mbrojë fëmijët”, theksoi Fontaine, shkruan dw përcjell albinfo.ch
Sipas bilancit të UNICEF-it, mijëra vajza dhe djem janë bërë drejtpërdrejt viktima të dhunës, miliona fëmijë kanë përjetuar shkelje të të drejtave bazë për fëmijët. Në shumë rajone konflikti, fëmijët janë sulmuar, janë përdorur si mburoja mbrojtëse, janë vrarë, apo janë rekrutuar si ushtarë. Përdhunimi, martesa e detyruar dhe rrëmbimi madje janë pjesë e taktikës së luftës në vende si Nigeria dhe Somalia, raporton UNICEF. Autorët e krimeve të tilla as nuk nxirren para drejtësisë.
Rriten shifrat e viktimave
Në Siri janë vrarë nga janari në shtator të vitit 2018, sipas UNICEF, 870 fëmijë. Kjo është shifra më e lartë e një nëntëmujori që nga fillimi i luftës në Siri. Në Afganistan në të njëjtën hapësirë kohore janë vrarë ose plagosur 5000 fëmijë. 89% e viktimave civile nga minat janë fëmijë.
Edhe në Jemen ka pasur një numër të lartë viktimash të fëmijëve. Të paktën 1427 fëmijë janë vrarë ose plagosur nga lufta në këtë vend. UNICEF u bën thirrje palëve në konflikt që të ndalin menjëherë dhunën kundër fëmijëve dhe veçanërisht të heqin dorë nga sulmet në shkolla dhe spitale.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
Jeta në Zvicër
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf Sipas një numërimi të publikuar nga portali Indeed, numri i vendeve vakante në Credit Suisse ka...
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut
-
Në këto aeroporte mbahen greva gjatë prillit dhe majit
-
Vdes ushtari zviceran nga të shtënat, gjatë ushtrimeve në kazermë