Kosova

Për një ditë, në Kosovë u arrestuan 37 persona

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të raportit 24-orësh, përcjell albinfo.ch.

24-orëshi më i fundit ka kaluar pa aksidente fatale, megjithatë janë regjistruar 13 aksidente me të lënduar dhe 46 të tjerë pa të lënduar.

Gjatë këtij 24-orëshi janë arrestuar 37 persona, ndërsa janë shqiptuar 1541 tiketa trafiku.

21 persona janë dërguar në mbajtje, kurse tre persona në vuajtje të dënimit, përcjell albinfo.ch, duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës.