Jeta në Zvicër
Për shkak të martesave fiktive, Zvicra ua anulon të huajve 50 pasaporta në vit
Gjatë dhjetë viteve të fundit federata ka anuluar gjithsej 562 natyralizime mbi këtë bazë
Shfrytëzimi i mënyrës së lehtësuar për fitimin e pasaportës zvicerane (natyralizimin) u kushton mesatarisht 50 vetave brenda vitit me anulim të kësaj pasaporte. Kjo ndodh sigurisht, në raste kur i huaji ose e huaja konstatohet se ka prezantuar të dhëna të rreme kur ka lidhur martesën me zviceranen ose zviceranin, transmeton albinfo.ch gazetën “Zemntralschweiz am SOnntag” Pra, martesat fiktive me qëllim realizimin e përfitimin e shtetësisë zvicerane përfundojnë shpesh me anulim të natyralizimit.
Kjo gjatë vitit të kaluar (2016) ka ndodhur në 46 raste . Bëhet fjalë për rastet kur ka ndërhyrë federata për moslejimin e dhëneis së pasaportës zvicerane personave abuzues, ka shkruar gazeta “zentralschweiz am Sonntag”, duke iu referuar informatave nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) . ndërsa po sipas këtij burimi, gjatë dhjetë viteve të fundit federata ka anuluar gjithsej 562 natyralizime mbi këtë bazë. Ose, marrë mesatarisht për çdo vit kjo u ka ndodhur rreth 50 personave.
Por procedurat për anulimin e nënshtetësisë zvicerane zakonisht marrin shumë kohë sepse duhen bërë hulumtime të hollësishme, transmeton albinfo.ch SEM e merr këtë ngarkesë në konsideratë sepse vetëm luftimi konsekuent i abuzimit kontribuon në një afat të gjatë në pranueshmërinë e natyralizimit.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













