Lajme
Për tre muaj 127 milionë euro nga remitencat
Sipas një raporti të Bankës Qendrore e Kosovës (BQK) remitencat në tremujorin e parë të vitit 2013 kanë shënuar vlerën prej 127 milionë eurosh, apo 7 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2012
“Investimet e huaja direkte si një ndër komponentët me peshën më të madhe në kuadër të llogarisë financiare, në tremujorin e parë të vitit 2013 kanë shënuar rritje të lehtë prej 6-përqindësh krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe arritën vlerën neto prej 60.1 milionë eurosh. Investimet në letra me vlerë jashtë vendit janë rritur gjithashtu për 53 milionë euro dhe kanë ndikuar në rritjen e deficitit në llogarinë financiare”, është thënë në raportin e BQK-së.
Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin privat dhe borxhin publik, në tremujorin e parë të vitit 2013, sipas BQK-së, ka arritur vlerën 1.45 miliard euro, 10 për qind më i lartë sesa në tremujorin e parë të vitit 2012.
“Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm bruto me 398 milionë euro apo 27 për qind e borxhit të jashtëm bruto”, është thënë në raport.
Sic raporton gazeta Epoka e Re, pjesa më e madhe e borxhit publik, sipas BQK-së, përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në tremujorin e parë të vitit 2013 ka arritur në 332.8 milionë euro.
Rritja e borxhit qeveritar kryesisht i atribuohet kredisë nga FMN-ja në kuadër të programit Stand-By që Kosova ka me FMN-në.
Kurse Borxhi privat, i cili në fund të tremujorit të parë të vitit 2013 shënoi vlerën prej 1.05 miliard eurosh, përbën 73 për qind të borxhit të jashtëm bruto të Kosovës.
“Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive që janë në relacion të investimeve të huaja direkte (597 milionë euro) e pasuar nga huamarrjet e bankave komerciale me 182 milionë euro.
“Sektorët e tjerë të ekonomisë, si institucionet financiare jobankare, korporatat jofinanciare, organizatat joqeveritare dhe ekonomitë familjare, në fund të tremujorit të parë të vitit 2013 kanë pasur një borxh bruto prej 274 milionë eurosh. Në këto kategori dominojnë kreditë tregtare të kompanive kosovare importuese të mallrave”, është thënë në raportin e BQK-së.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 Vala e të nxehtit që goditi Zvicrën në fund të qershorit mund të ketë shkaktuar një... -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar













