Kosova

Perceptimi për korrupsion në sistemin e drejtësisë mbi 79.4%

44.4 për qind e prokurorëve shihen si më të ekspozuarit ndaj nxitjeve për sjellje korruptive. Kjo shifër ka dalë nga raporti që ka bërë Instituti Demokratik i Kosovës, së bashku me Odën e Avokatëve dhe Qendrën Nacionale për Gjykatat Shtetërore.

Në prezantimin e raportit me temën “Iniciativa për integritet në sistemin e drejtësisë”, u tha se pjesë e anketimit kanë qenë 1050 gjyqtarë, prokurorë, avokatë e policë.

“Akterët e drejtësisë kanë thënë se perceptimi i përgjithshëm i nivelit të korrupsionit në sistemin e drejtësisë është i lartë, me 79.4%. Për favorizime apo nepotizëm janë 52.9%,  kurse ndërhyrje politike  50.4 për qind. 44.4 për qind  janë përgjigjur se prokurorët shihen si më të ekspozuarit ndaj nxitjeve për sjellje të korruptuarve”, ka thënë Arben Kelmendi nga Instituti Demokratik i Kosovës, përcjell albinfo.ch.

John Furnari nga Qendra Nacionale për Gjykatat Shtetërore ka thënë se hulumtimi tregon që nepotizmi ekziston dhe nuk është vetëm në kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por vjen edhe nga presioni familjar e politik.