Lajme
Numri i të vdekurve nga Covid rritet, Suedia nuk di kë duhet të fajësojë
“Faleminderit që më kujtove”, u përgjigj papritur epidemiologu shtetëror i Suedisë, Anders Tegnell kur Observer pyeti në fund të marsit se si e trajtoi potencimin se ai do të ishte fajtor nëse vendimi i Suedisë për të hequr një bllokim do të shkonte keq.
“Por seriozisht”, vazhdoi ai, “Unë mund të dukem si një figurë, por agjencitë në Suedi po punojnë shumë si një e tërë. Kjo nuk është diçka që unë vendos vetëm në zyrën time çdo mëngjes.” Mesazhi ishte i qartë.
Ai nuk mendonte se do të mbahej përgjegjës nëse dështonte regjimi i lehtë Covid-19 i lidhur me emrin e tij.
Të premten, përderisa Suedia regjistroi 9,654 raste të reja dhe 100 vdekje, kryeministri i vendit, Stefan Löfven, sugjeroi se ai mund të kishte të drejtë.
“Ky numër i viktimave – natyrisht që ne donim ta shmangnim atë. Nuk është asgjë që ju doni të shihni”, tha ai, duke njoftuar fundin e pritjes së gjatë të Suedisë kundër rekomandimit të maskave të fytyrës.
“Por… përgjegjësia këtu nuk është aq e lehtë, për të treguar pikërisht një person [dhe për të thënë] ‘ti je përgjegjës'”. Kur Tegnell informoi Boris Johnson në fund të shtatorit, ende dukej e mundur që përhapja e lartë e infeksionit në Suedi në pranverë mund të jepte imunitet të mjaftueshëm për ta pasur një valë të dytë më të lehtë për t’u kontrolluar.
Tani këto shpresa janë zhdukur, me nivelin e rasteve të reja të përditshme, shtrimet në spital dhe vdekjet edhe një herë shumë më lart se ato që shihen te fqinjët nordikë, shkruan “The Guardian”, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













