Lajme
Përdorimi i antibiotikëve u ul gjatë kohës së pandemisë
”Në përgjithësi, konsumi i barnave, të përdorura për trajtimin e infeksioneve bakteriale, ra me më shumë se 15%”, theksoi agjencia e BE-së në një deklaratë.
Përdorimi i antibiotikëve u ul në Evropë në vitin 2020, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
”Një arsye mund të jetë se më pak njerëz kanë shkuar te mjeku për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kështu janë përshkruar më pak antibiotikë”, theksoi ECDC.
Një tjetër shkak mund të jenë infeksionet e pakta të frymëmarrjes që nuk janë shkaktuar nga koronavirusi, për faktin se njerëzit mbajnë maska për fytyrën, mbajnë duart e tyre të pastra dhe mbajnë distanca sociale.
Megjithatë, autoritetet shëndetësore evropiane kanë paralajmëruar se nivelet e rezistencës ndaj antibiotikëve kanë mbetur të larta, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Prandaj, ECDC rekomandon reduktimin e mëtejshëm të përdorimit të panevojshëm të këtyre barnave.
“Rezistenca antimikrobike është një pandemi e heshtur që po ndodh këtu dhe tani”, deklaroi Stella Kyriakides, komisionerja evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












