Futboll
Përfaqësuesja e Zvicrës do të zhvilloj dy miqësore në muajin mars
Mësohet se Zvicra nuk do t’i nis kualifikimet për Kupën e Botës 2026 deri në vjeshtën e këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Zvicra në kualifikimet për Botërorin 2026 që do të organizohet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballet me Kosovën, Suedinë dhe Slloveninë në Grupin B kualifikues. Ndeshjet kualifikuese të këtij grupi nisin në muajin shtator.
Zvicra – Kosova është ndeshja e parë, që luhet më 5 shtator.
Ndryshe nga Kosova që në muajin mars do t’i ketë dy ndeshje të plejofit për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me Islandën, në Zvicër kanë njoftuar se në mars do të zhvillohen miqësoret me Luksemburgun dhe Irlandën e Veriut.
“Të martën, më 25 mars, Zvicra do të luajë në Kybunpark të St. Gallenit kundër Luksemburgut”, ka njoftuar Federata zvicerane të premten.
Ndërkohë, “Belfast Telegraph” raporton se miqësorja e dytë do të luhet në udhëtim tek Irlanda e Veriut.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











