CH-Ballkani
Përfundon në tragjedi aventura e dy turistëve çekë në Shqipëri
Dy turistë çekë janë gjetur të vrarë në veri të Shqipërisë, përkatësisht në rrugën që lidh Shkodrën me zonën e Thethit.
Trupat e tyre janë gjetur në makinën me të cilën po udhëtonin në një greminë rreth 15 metra poshtë rrugës.
Policia po punon në ndriçimin e rrethanave të vrasjes e cila besohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së premtes.
Sipas mediave të Tiranës turistëve çekë besohet t’u jetë ngritur një pritë me qëllim grabitjen e tyre.
Disa shtëpi të zonës ku ka ndodhur vrasja janë kontrolluar, ndërsa janë shoqëruar të paktën 16 persona.
Policia ka ofruar 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të saktë mbi autorët e vrasjes së turistëve çekë në Dukagjin.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla













