Maqedonia

Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 200 mijë të regjistruar

Aplikacionet për regjistrim në Maqedoni dhe vet-regjistrim në diasporë janë mbyllur sot në ora 20:00

Zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami për Alsat deklaroi se procesi i regjistrimit në Maqedoninë Veriore është përmbyllur me sukses.

Selami tha se kanë arritur të regjistrohen gjithsejtë 1.836.000 qytetarë si dhe 204.239 persona të regjistruar në diasporë, që sipas Selamit është shifër zhgënjyese, sepse sipas të dhënave të Entit të Statistikave në diasporë ka diku mbi 400 mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell albinfo.ch.

Aplikacionet për regjistrim në Maqedoni dhe vet-regjistrim në diasporë janë mbyllur sot në ora 20:00 me çka edhe përfundoi Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Maqedoninë e Veriut.

Operacioni më i madh statistikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut zgjati 26 ditë, filloi nga 5 shtatori e deri më sot në ora 20.