CH-Ballkani
Përgjaket votimi në Shqipëri
Një simpatizant i LSI është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur sot në Laç, në kohën kur 3.3 milionë shqiptarë do të vendosin se kush do ta drejtojë Shqipërinë për katër vitet e ardhme
Rreth 3.3 milionë shqiptarë me të drejt voto do të përcaktojnë sot se kush do ta udhëheq Shqipërinë gjatë katër viteve të ardhshme. Sipas medieve shqiptare sot në ora 7 janë hapur të gjitha qendrat e votimit (5508), ndërsa menjëherë është raportuar për një person të vrarë në rajonin e Laçit.
Sipas Policisë së Shqipërisë, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në rajonin e Laçit, ndërsa BW raporton se i vrari është simpatizanti i LSI-së, Gjon Gjoni.
Këto janë zgjedhjet tetat parlamentare që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. të drejtë vote kanë 3 milionë e 271 mijë e 885 zgjedhës, të cilët do të zgjedhin 140 parlamentarët e rinj.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjithçka ka rrjedh pa probleme në hapjen e qendrave të votimit, kurse kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi ka bërë thirrje për dalje në votime.
“U bëj thirrje shqiptarëve të votojnë masivisht, të lirë dhe në fshehtësi. Gjithashtu, u bëj thirrje komisionarëve të kryejnë detyrën sipas Kodit Zgjedhor dhe të lënë mënjanë ndikimit politike:, deklaroi ajo para medieve shqiptare.
Për të mbikëqyrur procesin zgjedhor janë certifikuar nëntë mijë vëzhgues prej tyre rreth 1 000 janë të huaj. Që nga vendoja e pluralizmit në Shqipëri gjithmonë ky vend ka pasur probleme me zgjedhjet. Madje këto probleme kanë çuar deri në atë masë sa që opozita në masë të madhe ka botuar parlamentin.
Ndryshe, në zgjedhjet e 23 qershorit, kandidojnë dy koalicionet e mëdha: Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim e cila mbledh rreth PD-së dhe kryeministri Sali Berisha 25 parti të vogla politike dhe Aleanca për Shqipërinë Evropian e drejtuar nga socialisti Edi Rama e cila i mbledh 34 parti të vogla politike.
Në garë zgjedhore po ashtu janë edhe tri subjekte të pavarura: Aleanca Kuq e Zi me në krye Kreshnik Spahiun; Fryma e Re Demokratike me ish-presidentin Bamir Topi dhe: Lidhja Për Drejtësi dhe Progres me kryetar Elmaz Sherifin.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











