Lajme
Britani: Përkeqësohet kriza energjetike, dy furnizues të mëdhenj në kolaps
Dy firma të tjera energjetike në Mbretërinë e Bashkuar pësuan kolaps, pasi vonesat në furnizim nga një tubacion gazi në Evropë i përshkallëzuan akoma edhe më shumë tensionet mbi çmimin, që kanë krijuar një krizë të vërtetë të kësaj industrie.
Rregullatori i energjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Ofgem, tha se Neon Reef, që ka rreth 30,000 klientë vendas dhe Social Energy Supply, që furnizon rreth 5,500 familje, kanë mbyllur aktivitetin e tyre. Kjo e çon në 21 numrin e furnizuesve në vend, të cilët janë dorëzuar përpara ngërçit të krijuar që nga fillimi i shtatorit, kur çmimi i blerjes së gazit në tregun me shumicë pësoi rritje të ndjeshme.
Luhatjet e forta në tregun e gazit kanë bërë që kompanitë, disa prej të cilave nuk u “mbrojtën” ose nuk u siguruan kundër situatave të tilla, të gjendeshin të detyruara të blinin energji në nivele të larta, ndërkohë që ishin kontraktuar për ta shitur atë shumë më lirë te klientët e tyre, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Çmimet u rritën përsëri në gjithë Evropën të martën, pasi rregullatori gjerman i energjisë vendosi të pezullonte procesin e miratimit të Nord Stream 2, tubacioni i ri gjigant që do të sjellë gazin rus në kontinentin e vjetër.
Projekti është përballur me kundërshtime të ashpra nga SHBA, që thotë se ky tubacion do ta bëjë Evropën shumë të varur nga gazi rus dhe do të anashkalojë Ukrainën, e cila tradicionalisht ka qenë rruga kryesore për të dhe fitonte ndjeshëm si vend transiti.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?