Lajme
Përmbytjet në Gjermani e Kinë lidhen me ngrohjen globale, sipas ekspertit
Qeveritë e vendeve në mbarë botën do të duhen të parashikojnë mot edhe më ekstrem për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një eksperti nga Hong-Kongu.
“Përmbytjet në Gjermani dhe Henan dhe shirat e rrëmbyer në të dy këto shtete, sigurisht që kanë lidhje me ngrohjen globale”, thotë profesor Johnny Chan, ekspert në shkenca atmosferike në Universitetin e Hong-Kongut, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Qeveritë duhet medoemos të konsiderojnë ngrohjen globale dhe pasojat e saj, për shembull sa i përket përmbytjeve, që të sigurohen se vendet do të mund të përshtaten me këto lloj ndryshimesh në kësi ngjarje moti ekstreme”, shtoi ai.
Numri i viktimave në provincën e Henanit ka shkuar në 56, ku dhjetëra prej tyre humbën jetën në një metro që u përmbyt.
Si në Kinë, ashtu edhe në Europën veriperëndimorë, katastrofa vjen pas një periudhe shirash të fortë jo të zakonshme për stinën.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













